Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës së kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq.
Siç thuhet në njoftim, vetura është e tipit Fiat Punto me targa RKS, ndërsa pran veturës është gjetur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon me benzinë, e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegur veturën, përcjell Arbresh.info.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.
Leco edhe:
Njoftimi i plotë:
Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur. Menjëherë njësitet kompetente policore , përfshirë hetuesinë ju kanë përgjigjur informatës dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.
Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq.
Në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën.
Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të t ‘cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë.
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...