Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një 15 vjeçar ka therur për vdekje një 14 vjeçar në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari E.V. është në masën e arrestit policor dhe se atij i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast, shkruan arbresh.info
Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.
Viktima R.H. 14 vjeçar është vrarë të martën rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”- thuhet në raport. /arbresh.info/
lexo edhe:
Dorëzohet në polici 15-vjeçari që dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin në Prishtinë
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...