Me datën 3 mars të këtij viti është raportuar i zhdukur Vllado Ivanoviq nga Zubin Potoku.
Për rastin në fjalë policia të martën ka gjet veturën e braktisur të këtij personi i cili punonte si taksist në veri të Mitrovicës.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës veriore ka thënë se në fshatin Matica Zveçan është gjetur vetura e braktisur e taksistit.
“Veturën e kemi gjetur, ndërsa ekipet e Forenzikës kanë thënë se në dritaren e përparme ka një vrimë e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e armës së zjarrit si dhe në ulëse janë gjetur njolla gjaku”, ka thënë Hoti, për lajmi.net.
Ai ka shtuar se Vllado Ivanoviq vazhdon të jetë i zhdukur.
Përderisa në media është raportuar se i njëjti është familjar i liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, Hoti e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk ka kurrfarë lidhje me Oliver Ivanoviqin, këto informacione nuk janë të vërteta, ai është nga Zubin Potoku”, ka thënë Hoti.
Theksojmë se rasti në fjalë ende është nën hetime.
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë