Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ku një e moshuar është sulmuar fizikisht nga infermieret.
Sipas policisë, në lidhje me rastin që ka ndodhur të shtunën e 29 tetorit, janë arrestuar tri punëtore të shtëpisë së lartcekur.
Të njëjtat dyshohen për veprat penale “Sulmi/moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale/fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuar”.
“Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarave iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /arbresh.info/
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës