Policia e Kosovës njofton se protesta e serbëve në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicën veriore ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e vendit dhe qetësisë publike si dhe për ofrimin e sigurisë për protestuesit deri në përfundim të protestës, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 11:00, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë Veri ka filluar të mbahet protesta e paralajmëruar e disa qytetarëve të nacionalitetit serb, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim.
Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.
Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore./Arbresh.info
Lexo edhe:
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...