Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, kurse dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes
“Rr.Fehmi Agani, Prishtinë 23.06.2023 – 21:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
lexo edhe:
Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca K...
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia