Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin me gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në Podujeve.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “19 Qershori” në Podujevë rreth orës 18:35, kur një mashkull ka shtënë më armë zjarri drejt viktimës, i cili ka marrë lëndime trupore.
Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”, dhe i dyshuari gjendet në arrati.
“ Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimës mashkull kosovar dhe është larguar ne drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kane gjetur tre gëzhoja. Rasti nen hetime”, thuhet në raporton policor./arbresh.info/
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë