Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një inspektori të IPK-së mbrëmë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
I dyshuari është identifikuar nga policia ndërsa ndodhet ende në arrati, shkruan Arbresh.info.
Viktima është dërguar në QKUK dhe rasti mbetet nën hetime.
“Rr. Jakov Xoxa, Prishtinë / 23.03.2026 – 20:45. Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një inspektor i IPK-së në rrugën B
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin
Kancelari austriak përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe e u...
“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mbi...
PDK mban sot konferencë për media