Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë, rreth orës 23:55, ku si pasojë dy automjete janë dëmtuar.
Sipas Policisë së Kosovës, nga vendi i ngjarjes janë gjetur dy lloje gëzhojash, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
“Policia ka reaguar menjëherë pas pranimit të informatës dhe njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore,” ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Hetimet e para kanë zbuluar se në incident janë përfshirë armë të ndryshme zjarri, ndërsa dy automjete janë dëmtuar si pasojë e të shtënave.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy lloje të gëzhojave. Aktualisht nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar dy vetura që ishin të parkuara në afërsi,” tha policia./Arbresh.info
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...