Është gjetur trupi i pajetë i fëmiut 4 vjeçar i cili është raportuar i zhdukur nga pasdita e së hënës nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë.
Ai dyshohej se ka rënë në kanalin e lumit Ibër-Lepenc vend ku edhe është gjetur viktima.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se rrjedha e ujit e kishte dërguar trupin e viktimës në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Sipas tij, trupi është nxjerr nga kanali i Ibër-Lepencit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
“Rreth orës 12:00 ekipi i kërkim shpëtimin ka gjetur trupin e pajetë të katërvjeçarit. Dyshohet që katërvjeçari ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë dhe nga rrjedha e lumit është gjetur në fshatin Bukosh”, ka thënë Zahiti.
Zahiti tha se për momentin trupi i pajetë i katërvjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Vushtrri: Një 4 vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...