Google ADS

Policia jep detaje për foshnjën e cila u gjet pa shenja jete në Prizren

08:57 | 26 Nëntor 2023
E.H

Një burrë, të shtunën në parkun e qytetit në Prizren ka vërejtur një trup të pajetë të një foshnje të sapo lindur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit kanë konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete, shkruan Arbresh.info.

Rasti është duhet u hetuar nga njësitet kompetente ndërsa është cilësuar si ‘Vrasje fëmijës së sapo lindur”.

“Prizren 25.11.2023-16:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e qytetit ka vërejtur një trup të një foshnje të posa lindur. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësorë është konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme