Një foshnje e braktisur është gjetur pa shenja jete nga një qytetar në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, rasti është raportuar nga një dëshmitar, i cili ka informuar autoritetet se kishte gjetur një foshnje të braktisur.
Menjëherë pas thirrjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se foshnja kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...