Shtatë persona janë arrestuar të enjten nën dyshimin për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, aksioni u zhvillua në rajonin e Prishtinës dhe lidhet me dyshimet për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit, njësitet e DHKEK, pas autorizimit të PSRK-së, kapën në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë prej 9,900 €, si pjesë e marrëveshjes për ndarje të ryshfetit.
Në koordinim me prokurorinë, janë kryer kontrolle në pesë lokacione, ku janë sekuestruar para të gatshme, tri automjete, gjashtë telefona mobil, një laptop dhe, në një nga lokacionet, armë dhe municion.
‘Prishtinë 18.12.2025 17:40. Policia e Kosovës, respektivisht DHKEK, pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të PSRK-së, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë të 9900€ si pjesë e marrëveshjes në mes tyre për ndarje të ryshfetit. Në koordinim me prokurorinë, njësitet policore kanë vazhduar me kontroll në pesë lokacione, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim; para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një llaptop, etj,. si dhe në një nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar ( gjashtë meshkuj dhe një femër kosovare ) dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Mes të arrestuarve është ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli./Arbresh.info
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...