Për aksidentin me fatalitet në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, i cili përfundoi me vdekjen e M.G., 5 vjeç, policia ka dhënë detaje të reja.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi i veturës (17 vjeçar), nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.
Turpi i pajetë i 5 vjeçarit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Lubizhdë, Prizren 10.10.2020 – 12:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë femiun – viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...