Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku u lënduan tetë persona

10:25 | 21 Nëntor 2018
M. A.

Të martën në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku përveҫ dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, në mes të dy veturave me ngasës femër dhe mashkull.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar tetë persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale