Në parkingun e Aeroportit “Adem Jashari” ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Dy vetura janë përleshur me njëra-tjetrën në hapësirat e madha të aeroportit, sot rreth orës 11:00.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Aeroportit të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje