Mbrëmë është gjetur i vdekur një fëmijë rreth 4 vjeç në fshatin Raskovcë të Obiliqit.
Policia bën të ditur se rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete.
“Fsh.Raskovë-Obiliq,13.10.2023-18:15. Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion./Arbresh.info/
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...