Një i vdekur dhe një i plagosur kanë mbetur sot në Kaçanik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e një sulmi me armë zjarri një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur, shkruan arbresh.info.
I plagosuri sipas policisë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë.
“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë”, bënë të ditur policia.
Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes