Policia ka dhënë detaje për sulmin e mbrëmshëm në Gjakovë, ku një person pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë nga plagosja.
Viktima ishte gjetur nga një dëshmitar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë, gjatë ekzaminimit në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, tre fishekë dhe automjeti.
Njoftimi i plotë i PK-së
Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga një dëshmitarë rasti, është gjetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor viktima është dërguar në QKUK. Gjatë ekzaminimit në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë , një gëzhojë , tre fishek dhe automjeti. Rreth orës 20:05 viktima duke mos u përballuar plagëve ka ndërruar jetë , vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...