Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me rastin tek Kisha Ortodokse në Kosovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për arbresh.info se sot rreth orës 04:30 është ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët shtetas të huaj.
Borovci tha se ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar më tej.
“Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës nuk kemi ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar. Ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar dhe për aq sa i takon policia po monitoron ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të tij”, ka thënë më tej Borovci./arbresh.info/
LEZO EDHE|:
Serbët thonë që Policia e Kosovës ua ndaloi liturgjinë në Kishën Ortodokse në UP
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...