Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar 70-vjeçarin që u gjet i vdekur dje në rrugën Edit Durham”, në Prizren. Dje, Policia kishte kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.
Në njoftim thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’.
“Fillimisht, përmes mediave është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e viktimës. Ndërkohë, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Prizren kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke mbledhur informata dhe duke kontaktuar familjarët e personit të gjetur pa shenja jete. Bazuar në të dhënat e siguruara, është arritur të identifikohet vendbanimi i viktimës dhe familjarët e tij kanë bërë identifikimin e personit. Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në këtë proces, si dhe qytetarët për kontributin e tyre. Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë me procedurat e nevojshme ligjore”, thuhet në njoftim.
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet