Komuna e Prishtinës ka filluar krijimin e shiritave të veçantë për biçiklistë nëpër rrugët e shumë lagjeve të kryeqytetit, ndërsa së fundmi është finalizuar shtegu i biçikletave në lagjen “Dardania”.
Por pavarësisht kësaj, shumë shoferë po e keqpërdorin këtë anë, duke i parkuar veturat e tyre vend e pavend.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi, ku edhe shihet një zyrtar policor i cili i shqipton gjobën për këtë shkelje.
Ahmeti apeloi që të mos parkohen veturat në këtë anë, duke thënë se po e detyrojnë që të merret vendim për vendosjen e pengesave vetëm e vetëm që të mos ndalojnë automjetet.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160288480007166
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...