Policia e Kosovës, rajoni Ferizajt ka ndaluar një person të moshës 17 vjeçare, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë zjarri me një karikator.
Sipas njoftimit të policisë, i mitur dyshohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve, shkruan arbresh.info.
“Sot , rreth orës 14:10 Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka panuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri. Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar dhe vendin”, bën të ditur policia.
Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, sipas policisë personi i dyshuar me inicialet R.L i moshës 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor tê Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore./abresh.info/

Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...