Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjilan ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Kosovar Shqiptar A.B.
Kontrolli është kryer në lidhje me hetimin e një rasti të ,,Vjedhjes së rëndë’’ pasi dyshohej se i lartëcekuri këto dëshmi mundë të i kishte në posedim.
Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për Gjykatën:
Një dëshmi, pjesë e kombajnës për korrje të grurit, e cila dyshohet të jetë e ndërlidhur me rastin ,,Vjedhje e rëndë’’
Një pushkë gjuetie dy tytëshe prodhim RUS
Një pushkë ajrore me dylbi ngjyrë e zezë
23 copë fishekë të kalibrit 16 mm
Dy karikatorë të zbrazët të pistoletës
10 copë fishekë te kalibrit 9x 19 mm
Një rrethatore nga materiali i lëkurës i destinuar për fishekët të pushkës së gjuetisë
Një futrolë e pistoletës ngjyrë e zezë nga lëkura dhe
10 cope diabolla të pushkës ajrore te kalibrit 4.5 mm.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Informim Gjilan./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...