Se zyrtarët shtetërorë nuk e kanë ndër mend të vetëdijesohen në lidhje me parkimin dhe vozitjen e veturave të tyre zyrtare, ka tash e një kohë të gjatë që është duke u raportuar në media për një fenomen të tillë.
E Policia e Kosovës, në aksionin për të vetëdijesuar shoferët në komunikacion, sot ka kapur të parkuar keq edhe një veturë zyrtare.
Në fotografitë që i ka siguruar Koha.net, shihet një veturë me targa 5Z – 011 – 01, të cilës i janë vendosur bllokadat në rrota.
Vetura ka qenë e parkuar tek kompleksi “Qafa” në Prishtinë në pjesën e rrugës ku është i ndaluar parkimi.
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...
Me urdhërarrest nga Shqipëria, arrestohet 30-vjeçari në Gjak...
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...