Policia e Kosovës ka gjobitur me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferi për një periudhë prej gjashtë muajsh, një vozitës në Mitrovicë i cili u kap duke drejtuar automjetin ndërsa mbante fëmijën në prehër.
Gjithashtu, shoferi është dënuar edhe me pesë pikë negative.
“Policia në Mitrovicë gjobitë kundërvajtësin që drejtonte mjetin me fëmijë në prehër. Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë (6)muaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...