Policia e Komunikacionit Rrugor në fshatin Muhovc të Ferizajt ka ndaluar shoferin të moshës 18 vjeçare, i cili zhvilloi shpejtësi 110 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut.”, njofton policia.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...