Policia e Kosovës ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve dje pranë liqenit të Badovcit. Helmi i është gjetur në çantë, Enis Latifit nga Vushtrria, që është njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm.
Këtë e ka treguar avokatja mbrojtëse e tij, Sabrije Jashari, e cila duke folur para mediave ka shpalosur disa detaje të arrestimit të klientit të saj, Enis Latifi, raporton Koha.net.
Ajo ka thënë se “përveç flamurit të ISIS-it, maskave dhe dorëzave, në çantën e cila është gjetur pranë të arrestuarit është gjetur edhe një helm”. Por Jashari nuk ka mundur të japë më shumë detaje në lidhje me këtë substancë.
Pesë të arrestuarit janë sjellur me forca policore me Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të dalin para trupit gjykues.
Koha.net ka mësuar 4 nga 5 të arrestuarit. Përveç Enis Latifit, është edhe djali i axhës së tij, Besnik Latifi po nga Vushtrria, Gazmend Halili dhe si Milazim Haxhijaj nga Istogu.
Ndërkohë kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, ka bërë të ditur se vendimi do të shpallet nesër, raporton Koha.net deri sa seanca pritet të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj