Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion policor në Pejë ku kanë kontrolluar tri lokacione – barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se në to ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqi, transmeton Arbresh.info.
Një i dyshuari me inicialet M.B., 31-vjeçar është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë, dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet ’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Tregtia e ndaluar’
Operacion ka qenë i koordinuar se bashku edhe me Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë./Arbresh.info


Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...