Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një automjet të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro.
Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet.
Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës.
Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë.
“Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026