Policia gjen armë të shumta dhe municion në një shtëpi në Prevallë

09:14 | 7 Prill 2022
A Z

Policia e Kosovës ka realizuar dje një aksion në Prevallë.

Policia njofton se janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

IMPORTI, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE

Prevallë, Prizren, 06.04.2022 – 17:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pamje të konfiskimit të armëve mund t’i shihni në linkun më poshtë./arbresh.info/