Pas disa orësh të fyerjes së gazetarëve nga ana e togerit Qamil Behrami policia e Kosovës ka dërguar një komunikatë ku sqaron se ka marrë në shqyrtim postimin e publikuar nga “KosovaPress”.
“Policia e Kosovës ka marr në shqyrtim postimin e publikuar sot me 04.09.2015, nga ‘KosovaPress’ lidhur me shprehjet dhe veprimet e punonjësit të Policisë, Togerit të apostrofuar, dhe distancohet nga një veprim apo sjellje e tillë dhe njëkohësisht për të gjithë ata gazetarë dhe mediume që janë ndier të fyer nga kjo sjellje, pavarësisht nga rrethanat e ngjarjes kërkojmë falje të sinqertë. Me këtë Policia e Kosovës tregon vendosmërinë se komunikimi i tillë nuk përkon me sjelljet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në raport me publikun”, thuhet në komunikatë të Policisë.
Policia konfirmon se mediat në përgjithësi dhe gazetarët në veçanti çdoherë kanë qenë, janë dhe do të mbesin partnerë strategjik të Policisë së Kosovës në arritjen e objektivave për të garantuar një rend dhe siguri të përgjithshme në vend.
“Ne ndër vite kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me të gjithë gazetarët në procese të ndryshme dhe vlerësojmë lartë punën dhe kontributin e tyre në prezantimin dhe promovimin e punës dhe rezultateve objektive policore për opinionin e gjerë”, thuhet në komunukatë.
“Ne jemi të palëkundur në qëndrimin se bashkëpunimi me mediat dhe gazetarët do të vazhdoj të kultivohet edhe më shumë, do të promovohen vlerat, angazhimet dhe përpjekjet për një avancim të këtij bashkëpunimi dhe njëkohësisht ju informojmë se ndaj të apostrofuarit e kemi filluar procedurën e hetimit të brendshëm”.
Gjatë ditës kur po shënohej përvjetori i themelimit të Policisë togeri Qamil Behrami ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetarëve të pranishëm.
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...