Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë

10:33 | 17 Shkurt 2026
E.G

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Shtetit përcjell urimet më të përzemërta për Policinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka dërguar mesazh urimi homologut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ku ndër të tjera thekson:

“Kjo ditë përfaqëson sakrificën dhe përkushtimin e popullit të Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe institucioneve demokratike. Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe partneritet të besueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal kundër krimit të organizuar. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë i shkëlqyer do të vijojë të thellohet edhe më tej, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe stabilitetit të rajonit.”

Policia e Shtetit rikonfirmon vullnetin për bashkëpunim të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Policinë e Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe rendit publik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme