Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim 24 vjeçarin nga Deçani, Ujkan Lataj.
Ai po kërkohet nga organet e ndjekjes nën dyshimin për veprën penale të grabitjes, raporton Arbresh.info.
Në kërkesën e policisë me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, kërkohet ndihmë për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: UJKAN (Luan) LATAJ i lindur me 02.08.2001 nё fshatin Carrabreg- Deçan.I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: GRABITJE”, thuhet në kërkesën e policisë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë