Gjatë javës së kaluar, Policia e Rajonit të Prishtinës, njofton se ka realizuar 177 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara. Nga këto, 50 urdhëresa lidhen me vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe procedura të tjera.
Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e caktuara nga urdhëratë, thuhet në raportin e policisë.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë, ku janë sekuestruar 8 armë zjarri dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 4,306 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme, prej të cilave 558 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radari mobil.
Autoritetet policore bëjnë thirrje për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim me institucionet e sigurisë.

Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...