Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin “Hetimet e krimeve të jakës së bardhë dhe valutave virtuale”, të udhëhequr dhe drejtuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI).
“Seanca u hap me një minutë heshtje duke shënuar Ditën e Përkujtimit të Oficerit të Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj, për të nderuar oficerët e rënë të Shteteve të Bashkuara që sakrifikuan jetën në krye të detyrës”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Trajnimi, i përbërë nga 27 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës, u fokusua në ofrimin e aftësive të avancuara dhe praktikave më të mira në hetimin dhe luftimin e krimeve të jakave të bardha, përfshirë ato që lidhen me monedhën virtuale.
Siç njoftojnë nga Policia e Kosovës, certifikatat e përfundimit te trajnimit iu dorëzuan pjesëmarrësve në një ceremoni diplomimi ku morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga agjencitë e përfaqësuara dhe Atasheja e /ICITAP nga DD të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Riffe dhe anëtarë të stafit të ICITAP.
Partneriteti i vazhdueshëm i ngushtë i Policisë së Kosovës dhe DD-ICITAP nënvizon përkushtimin e përbashkët për forcimin e aftësive të zbatimit të ligjit dhe avancimin e njohurive dhe ekspertizës për PK-në për të luftuar krimet komplekse financiare.
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë