Policia e Kosovës, në kuadër të nismës për krijimin e klubeve sportive brenda këtij institucioni, e ka themeluar Klubin e Basketbollit.
Njoftimi është bërë të enjten.
“Me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë është themeluar Klubi i Basketbollit. Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari). Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare”, ka njoftuar PK. “Me përkrahjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit ‘Policia e Kosovës’ nga ky vit do të jetë pjesë e garave shtetërore”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK