Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës 24 orëve të fundit.
Sipas raportit thuhet se rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Prizren, Malishevë, Skenderaj, Zveçan dhe Mitrovicë, shkruan arbresh.info
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër me datën 01 gusht rreth orës 20:00 ne Gllogoc. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë me datën 02 gusht është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte dëmtuar një dokument viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Rr. Adriana Abdullahu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.
Dhunë në familje është raportuar edhe Prizren ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu edhe në Malishevë me datën 02.08.2022 rreth orës 21:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Kurse në Skenderaj është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime
Dhunë në familje ka pasur edhe në Zveçan ku është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave kosovarë si dhe i ka kanosur ata. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Veri të Mitrovicës është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat, një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet ne mbajtje prej 48 orë./arbresh.info/
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...