Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit, me datën 27.09.2022 ka marr pjesë në një takim të përbashkët mes KFOR-it Turk me seli në Gjilan dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike të lagjes ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan.
Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, vazhdimësinë e tyre me qëllim të ngritjes dhe promovimit të Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim në ngritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetareve.
Komandanti i KFOR-it Turk për komunën e Gjilanit Kapiten Ergin Binkuyu në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për punën dhe aktivitetet e KLSP-së së lagjës ,,Avdullah Presheva’’ ku anëtare të këtij këshilli janë edhe zyrtaret policor në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan ka ndarë një letër falënderim për punën dhe angazhimin e këtij këshilli.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret. /arbresh.info/
Murati u përgjigjet akuzave për “izolim”: Dikur ...
UEFA publikon formacionin e javës pas xhiros së gjashtë në L...
Gjobë prej 2 mijë eurosh trajnerin e Llapit, pas “përp...
Një deklaratë e Haalandit pas ndeshjes me Realin, ngjallë re...
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, thotë Rama
MPB e Maqedonisë së Veriut për protestën në Shkup: S’ka masa...