Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar, informon opinionin publik dhe mediat lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë që është realizuar në vitin e kaluar.
Huazimi i gazit lotsjellës fillimisht është bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve policore, si dhe mbi pëlqimin e realizuar nga të dy ministritë kompetente, ajo e Punëve të Brendshme dhe e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës.
Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës.
Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo vetëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policorë, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës.
Policia e Kosovës, inkurajon mediat dhe gazetarët që para publikimit të informacioneve, t’i drejtohen policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave zyrtare, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik, sepse të gjitha veprimet e ndërmarra janë realizuar sipas ligjeve në fuqi. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Reagon Behgjet Pacolli: Deklarata për dërgim të gazit lotsjellës në Shqipëri është gënjeshtër
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...