Policia e Kosovës ka identifikuar personin me iniciale K.G. i cili dyshohet se ka publikuar një shpallje ku ka ofruar votën e tij që i garantohet me kushtetutë që ta shesë për para.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahiti.
Pas intervistës nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës ka liruar të dyshuarin me procedurë të rregullt.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Identifikohet personi i dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin
Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.
Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur se shet votën e tije sipas marrëveshjes.
Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë.
Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin neni 212 .
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...