Policia e Kosovës nis hetimet lidhur me vdekjen e 56-vjeçarit në Lipjan që u neglizhua nga mjekët

22:36 | 5 Shkurt 2022
A Z

Një 56-vjeçar ka vdekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetimet kanë nisur për këtë rast, ndërsa një mjek është suspenduar.

Sipas njoftimit hetimet për rastin kanë filluar, ndërsa viktima 56-vjecar është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë, 05 shkurt 2022 – Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë.
Bëhet fjalë për personin:
M.G, mashkull, 56 vjeç nga rrethina e Lipjanit.
Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të shtuar po heton rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion./arbresh.info/