Numër i madh i policëve nga Kosova janë angazhuar për të ofruar siguri për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili pritët të hyjë në Kosovë për një vizitë dy ditëshe, shkruan arbresh.info.
Nga ekipi i terrenit bëhet e ditur se çdo 500 metra ndodhen policët në rrugën për tek Liqeni i Ujmanit ku dhe pritet ta vizitohet nga Vuçiq.
Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka thënë se çdo herë kur njoftohet nga organet shtetërore të RKS-së, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për qytetarët dhe për personalitetet në fjalë.
“Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja, duke përfshirë edhe numrin e angazhimit të zyrtarëve policor. Edhe me këtë rast është hartuar plani për siguri komfor vizitës së lejuar, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimit të sigurisë së personaliteteve”, thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info/

Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...