Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon punën e saj me qëllim kapjen e armëve dhe municioneve të cilat posedohen nga personat e ndryshëm.
Kësisoj sot më datë 19.12.2020 rreth orës 19:00, në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Citroën me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj:
• Një (1) revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm
• Tetë (8) copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe,
• Një (1) thikë
I dyshuari;
D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj