Për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook‘, Policia e Kosovës ka shkruar rreth përkrahjes dhe bashkëpunimit të Policisë si institucion ndaj mediave dhe gazetarëve në përgjithësi.
Policia e Kosovës ka uruar që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme.
”Duke njohur sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe mediat në realizimin e detyrave të tyre, Policia e Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, shpreh mbështetjen ndaj tyre dhe uron që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme dhe profesionale në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjerash, PK-ja ofron edhe ndihmën për mediat dhe gazetarët, në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit në mënyrë që të krijohet një ambient më i mirë dhe i sigurt.
”Si institucion i zbatimit të ligjit edhe në të kaluarën, por edhe tani jemi të përkushtuar në ofrimin e ndihmës në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit me mediat dhe gazetarët, në mënyre që të ju krijohet një ambient më i mirë dhe më i sigurt në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë dhe vendit”, është shkruar në njoftimin e Policisë.
Në përfundim, Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me mediat në kultivimin dhe avancimin e mëtejmë të lirisë së shtypit./arbresh.info/
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...