Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), ka pranuar një kërkesë nga Policia e Kosovës për të ofruar ndihmën në rastin e Faton Hajrizit.
Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra për media e EULEX-it në një përgjigje për Arbresh.info.
“Çdo shkëmbim i mundshëm i informacionit policor i lehtësuar përmes EULEX-it mbulohet nga parimi i konfidencialitetit”, thuhet në përgjigjen.
Po ashtu, EULEX-i ka shprehur mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
“Në përputhje me mandatin aktual të EULEX-it, Misioni mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, EUROPOL-it apo Ministrisë së Brendshme të Serbisë”, thuhet tutje në përgjigje.
Kujtojmë se Faton Hajrizi pasi u arratis nga Burgu i Smrekonicës u raportua se ka vrarë një polic serb dhe një tjetër e ka plagosur në Loznicë.
Të premten, siç raportojnë mediat atje, policia serbe kanë vrarë dorasin e policit të vrarë e që sipas tyre është kosovari, Faton Hajrizi.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të hënën ka bërë të ditur se nga autoritetet serbe kanë pranuar shenjat e gishtërinjve të personit të dyshuar se ka vrarë policin serb, dhe të njëjtat janë përputhur me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit./Arbresh.info
Lexo edhe:
MPJD: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...