Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.
Njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan, përcjell Arbresh.info.
Kontrollet e realizuara nga Policia, kanë rezultuar me gjetjen e:
Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.
Lidhur me rastin dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së Prishtinë për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati. /Arbresh.info
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...