Policia e Kosovës fillon kontrollet në komunikacion edhe me dron

11:37 | 8 Qershor 2021

Policia e Kosovës ka filluar kontrollet në komunikacion edhe përmes dronëve, si masa shtesë për rritjen e sigurisë në rrugë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për medie.

Ai po ashtu ka thënë se janë shtuar patrullimet dhe njësitë duke përfshirë edhe me vetura civile, por edhe Njësinë Speciale, raporton arbresh.info.

“Aktualisht Policia është më dy operacione njëra është përmes mjeteve të biçikletave ose skuterëve si dhe operacioni tjetër është siguria në rrugë ku janë të kyçura të gjitha rajonet e trafikut por është përfshirë edhe njësia speciale. Po ashtu kemi kyçur edhe automjete civile ose polic civil, gjatë kësaj jave kemi filluar të bëjmë kontroll përmes dronëve”, ka thënë Mehmeti./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara