Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizoj ceremoninë e hapjes se fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.
Kjo fushatë është organizuar nga Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.
Qëllimi i kësaj fushate e cila është përkrahur nga OSBE- është parandalimi, vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për dhunën në Familje.
Fushata do të realizohet në qiell të hapur në tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri.
Në Prishtinë fushata do të fillojë sot në Sheshin ”Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen aktivitete të ndryshme nga nxënësit – spote, po ashtu do të shpërndahen broshura dhe aktivitete tjera nga Policia, KFORI etj.
Në këtë ngjarje gjithashtu do të marrin pjesë edhe epror të lart nga Policia e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, OSBE-ja, KFOR-i , e po ashtu edhe përfaqësues Shoqëria civile etj.
FacebookTwitterLinkedInM
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...