Sot, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.
Sipas njoftimit për media thuhet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave, transmeton Arbresh.info.
“Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim në Kampin Vrella ishin prezentë: drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani”, thuhet në njoftim.
“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...